• Stela

Çfarë të veshësh në një dasëm në gusht

Updated: Oct 25, 2021

Po marr shkas për këtë artikull nga mesazhi i Xhuljas, i cili erdhi në inbox-in tim disa javë më parë. Ç’të vesh në një dasëm vere?


Ky fustan më sjell ndërmend valët e detit, rërën dhe pishat. Mund të jetë i përshtatshëm për shumë vende, madje mund ta veshësh si në drekë dhe në mbrëmje. Printi i luleve e bën të përshtatshëm për festat e paraditeve. Gjatësia dhe prerja nënkuptojnë sharm dhe elegancë.



Ky fustan del pak nga stili im, por besoj që David Koma ka qëlluar në shenjë me kombinimin e copës me aksesorët. Vlen si sugjerim për mbrëmjet.


Nuk është e thënë të veshësh vetëm fustan. Ka shumë elegancë dhe një jumpsuit apo kostum.