top of page

Jam ftuar në javën e modës në New York. Ja gardëroba që do merrja me vete

  • Writer: Stela
    Stela
  • Sep 5, 2022
  • 1 min read

Thuajse çdo vit, më vjen një ose disa ftesa për në New York fashion week. Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, sepse çdo gjë do ta paguash vetë. Që nga bileta e deri tek fjetja, ushqimi e veshja. Kushdo që merret me modë mund të bëhet pjesë e javës së modës.


Si dizajnere dhe shkruese mode (bloger ose editore mode, quajeni si të doni), kam mundësinë të përfaqësoj firmën time të veshjeve ose të shkruaj për eventet. Nuk ka asnjë limit tek veshja (ose zhveshja), por idea kryesore është të biesh në sy. Patjetër që vëmendje marrin veshjet novatore si dhe ato minimaliste (pra dy ekstremitetet).


Unë kam bërë moodboardin tim, për veshjet që më frymëzojnë për javën e modës. Megjithatë, me shumë mundësi, do mungoj sivjet, për shkak të djalit.

Por po të shkoja, do vishesha kështu.


  1. Diçka të bardhë

Komode, jo dhe aq praktike për shkak të ngjyrës, ama duket shumë bukur në kamera. Fotot janë kryesore.


2- Fustan "statement"


Është momenti i trëndafilave në bust, si dhe bark i ekspozuar.


3- Xhaketë asimetrike


Këtë do e vishja në aeroport.


4- Minimalizëm


Për një darkë apo showroom.


5- Varëse me perla


Bëjnë kontrast me atë fustanin më lart.


6- Kostum ngjyrë tullë


Sepse duket kaq bukur!


7- Jumpsuit novator


Përplasja mes copës saten brocade, me të cilin janë dizenjuar kombinoshet më lart, më pëlqen shumë.



8- Diçka me kuadrate




9- Diçka për ta veshur me xhaketë lart




10- Shami të ndryshme





11- Për darkë me dizajnerët e rinj



Comments


1/5
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

©2021 by stelasallaku.

bottom of page