
Nga kapela tek Salla e Banketit: Stili i Darkës Shtetërore të Melania Trump
- Stela

- Sep 20, 2025
- 1 min read
Nga vizita sëfundmi në Mbretërinë e Bashkuar, Melania tregoi sërish se moda është skenografi. Teksa zbriti nga avioni presidencial, u shfaq me një pallto trench ngjyrë bezhë, e cila përfaqësonte një elegancë të përjetshme europiane, gati kinematografike.

Në takimin me Queen Consort Camilla, ajo zgjodhi një kostum me fund në ngjyrë ari-kafe, një prerje e elegante që dukej si homazh ndaj rafinimit britanik.

Ndërsa në darkën shtetërore, ajo surprizoi me një fustan të verdhë të ndezur, të ngushtuar në bel me një rrip ngjyrë jargavan—një shpërthim i papritur ngjyrash që e butësoi paletën e saj zakonisht të rezervuar.

Por ishte kapela me bord të ngjyrë kumbulle të errët, e kombinuar me një kostum të prerë sipas linjave, që mori gjithë vëmendjen.

Bordet që mbulonin sytë u panë si gjest misterioz, kontroll apo thjesht dramë couture. Por kjo nuk është hera e parë që Melania zgjedh të mbajë kapele me strehë të gjerë që i mbulon sytë.
Kjo vizitë tregoi gjithë gamën e “fjalorit” të saj të modës: nga eleganca e thjeshtë, tek diplomacia e rafinuar, tek dramat e kapelave, e deri te glamuri i mbrëmjes.
Nëse të frymëzon edhe ty si mua kapela me strehë të gjerë, dhe do ta personalizosh e kombinosh ashtu siç të pëlqen ty, ja disa ide:
Përshtatja me fytyrën: fytyrat e vogla kërkojnë strehë mesatare (7–10 cm), ndërsa për një dramë të vërtetë përdorni strehë më të gjerë.
Pjerrësia = mister: vendoseni pak anash që të kornizojë sytë—jo t’ju fshehë personalitetin.
Kombinojeni me zgjuarsi: kapelat me borde të gjera duken perfekt me linja minimaliste, xhaketë klasike, fustan të prerë apo edhe xhinse me këmishë të bardhë.





















































































Comments