Ka më tepër çanta Prada në Tiranë se sa në Milano
Më lejoni t'iu prezantoj me çantën më trendi të sezonit, krijuar nga një prej dizajnereve tipike italiane, Miuccia Prada. Po ta lexoni historinë e zonjës Prada, do njiheni nga afër me luksin e vërtetë italian. Domomosdo edhe krijimet e saj do jenë ku e ku me, le të themi, Donna Karan pëshembull. Një çantë si kjo më lart, e ka kostoston $2,500 (kliko mbi foto).
Dy në tre vajza në Tiranë kanë ose një si kjo, ose një Jacquemus. Nuk e di si dhe pse, por ka më shumë çanta Prada në Tiranë se sa në Milano.
Stafi i Pradës, për të krijuar çantën e famshme trekëndësh dybrinjënjëshëm, është frymëzuar pikërisht nga vetë logo e firmës. Nëse sgaboj, trekëndëshi tek logo është barabrinjës, por çanta është konceptuar pak më e madhe. Krijimet variojnë, që nga lëkura, copa Raffia, Terrycloth etj. Secila me çmimin përkatës të kripur.

Epo ky fakt vetëm sa i ka shtyrë më shumë vajzat shqiptare ta blejnë një të tillë me çdo kusht. Ndoshta është dhuratë nga dikush, ndoshta kanë kursyer për ta bërë të tyren. E në fund të fundit, ç'rëndësi ka? Një në tre vajza, ka në dollap një çantë Prada. Prada ose Prado. Prado është versioni i kopjuar i çantës origjinale, me shumë mundësi prodhuar në Peqin. Ose Pekin. Ose diku aty.
Kjo çantë ikonë, fle në gardërobat më të shquara të personazheve publik botëror. E ka Kim Kardashian e shumë të tjera. E ka edhe një komshie imja, e ka dhe një zonjë biznesmene (ose bizneswoman), që parkon Range Rover-in para vilës së saj luksoze. Dhe mirë bëjnë që investojnë, sepse luksi italian është tundues për këdo.

Prada, të duam të gjitha, nga cepi në cep i botës. Të lutem, kur do bëhesh me ulje, që të blejmë disa versione të paktën?












































































Comments