This Season, Tie Is the Limit
- Stela

- 4 days ago
- 2 min read

(English Below)
Nuk e mbaj mend saktësisht herën e parë që vendosa një kravatë.
Por e mbaj mend shumë mirë ndjesinë që erdhi më pas.
Atë ditë, pa shumë mendime dhe pa zhurmë, vendosa që kravata do të ishte elementi kryesor i kostumeve të mia. Jo thjesht një aksesor, jo një detaj dytësor, por pika e fokusit. Një nënshkrim personal.
Mund të ketë qenë diku në fillimet e mia si stiliste, në atë periudhë kur po formësoja gjuhën time vizuale dhe po kuptoja se shpesh janë detajet e vogla ato që mbajnë peshën më të madhe në stil. Kravata e bëri pikërisht këtë: i dha strukturë, qëllim dhe një ndjesi autoriteti — pa ia hequr vendin kreativitetit.
Këtë sezon, kravatat janë rikthyer fuqishëm.
Por për mua, ato nuk janë larguar kurrë.
Nga kravatat klasike prej mëndafshi, te teksturat e papritura dhe përmasat moderne, kravata vazhdon të evoluojë bashkë me kostumin bashkëkohor. Ajo ka fuqinë të transformojë një veshje të tërë: të zbusë një kostum të prerë fort, të ngrejë një kombinim minimalist, apo të sfidojë kufijtë tradicionalë mes feminitetit dhe maskulinitetit në modë.
Për këtë shkrim kam zgjedhur foto me fokus te kravata — imazhe që flasin për qëndrim, lëvizje dhe karakter. Sa i përket mënyrave të lidhjes, referencat i kam ndarë në Instagram përmes videove, aty ku teknika bashkohet me stilin personal. Sepse kravata nuk ka të bëjë vetëm me nyjën, por me mënyrën se si e mban dhe si e përfaqëson.
Për mua, kravata është simbol i vetëbesimit, individualitetit dhe qëllimit.
Një kujtesë se stili i vërtetë shpesh fshihet te detajet që zgjedhim t’i bëjmë tonat.
Këtë sezon — dhe gjithmonë —
kravata është kufiri.
This season, tie is the limit
I don’t remember the exact first time I wore a tie.
What I do remember is the certainty that followed.

That day—quietly, almost instinctively—I decided that the tie would become the central element of my suits. Not an accessory, not an afterthought, but a statement. A signature.

It was likely during my early days as a stylist, when I was still defining my visual language and learning how small details can carry the greatest weight. The tie did exactly that. It added structure, intention, and a subtle sense of authority—while still leaving room for creativity.
This season, ties are having a moment again.
But for me, they never left.

From classic silk ties to unexpected textures and proportions, the tie continues to evolve alongside modern tailoring. It has the power to transform an entire look: soften a sharp suit, elevate a minimal outfit, or challenge traditional ideas of femininity and masculinity in fashion.
I’ve chosen tie-focused visuals as references for this piece—images that speak to mood, movement, and attitude. As for how to tie them, I’ve shared video references on Instagram, where technique meets personal style. Because a tie isn’t just about the knot—it’s about how you wear it, how you own it.

For me, the tie represents confidence, individuality, and intention.
It’s a reminder that style is often found in the details we commit to the most.
This season—and always—
tie is the limit.























































































Comments