top of page

10 sugjerime veshjesh direkt nga Milano për Luiz Ejllin

  • Writer: Stela
    Stela
  • Jan 30, 2023
  • 1 min read

T'iu them të drejtën, po të vishej Luizi kështu, do filloja ta ndiqja Big Brother-in live. Luiz Ejlli ka tiparet tipike të një djali mesdhetar, me flokë të kaftë në lajthi e sy në një prej tonet e kafes. Sugjerimet më poshtë do t'i rrinin më së miri me katakteristikat fizionomike.



Fillimisht dua t'i sugjeroj Luizit të hedhë çdo gjë, që ka momentalisht në gardërobë. Janë krejt demode dhe të vjetëruara. Një 37 vjeçar duhet të jetë pak më eklektik në zgjedhjet e tij, si dhe çdo gjë në dollapin e tij duhet të jetë e kuruar. Kostumi kamel më lart i përmbush të gjitha kriteret.



Kështu do doja ta shihja Luizin kur del për cigare ose kafe në verandë. E imagjinoni dot të gjerbni kafenë tuaj teksa përballë keni një djalosh të veshur kështu?



Pantallonat kamel mund të harmonizohen me një xhaketë ushtarake dhe shall me dizajn. Mund të jenë casual ose gurkha.



Nuk ka pse në çdo puntatë të Big Brother Vip të vishet me të zeza ose blu. Jeshilja e ullirit është një zëvendësuese e nuancave të mërzitshme. Përveçse i shkon çdo lloj tipologjie dhe nuance, duket shumë me stil.



Triko dhe shall për ditët e ftohta të dimrit, por kur ka pak diell jashtë.



Xhaketë e leshtë, triko kashmiri, shall dhe pantallona me bel të lartë. Një tjetër kombinim për t'u huazuar direkt nga Luizi. Por jo vetëm.



Casual dhe rehat. Që të eleminosh golfin standart të gjyshit, dizajnet e reja janë më se të përshtashme për çdo event.



Për kur duhet të ndryshojë në mënyrë radikale look-un, këto sugjerime janë direkt nga javët e modës.

 
 
 

Comments


1/5
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

©2021 by stelasallaku.

bottom of page