top of page

9 gjërat që më mësuan shqiptarët e Amerikës

  • Writer: Stela
    Stela
  • Nov 23, 2022
  • 3 min read

Updated: Nov 24, 2022



Kur vjen në Shtetet e Bashkuara, hasesh me shumë ndryshime radikale. Si fillim orari dhe zona orare e ndryshme nga ai me të cilin jemi familiarizuar. Kupton se gjuhën shqipe e kemi marrë për të mirëqenë deri më sot. Sapo zbret në tokën Amerikane menjëherë gjëja e parë që vë re, janë njërëzit veshur me tuta në mesditë. Në Europë s’është e nevojshme të them se ne me tuta nuk shkojmë as në spital. Le ta themi se kjo anë është çështje sipërfaqësore dhe preferencash, se sot nuk qënkërka e udhës të kritikosh dikë për veshje. Gjasme qenka punë shijesh dhe se si ndihemi në atë moment.

Ndërmjet ndryshimit të zonës orare dhe veshjeve aspak të zakonshme, janë diku shqiptarët (po flas për atë të Michigan, Texas, Ohio dhe New York), të cilët në tri vitet e mia në Shtetet e Bahkuara më mësuan 9 gjëra.


1- Shqiptarët e Amerikës, (po flas për këta që njoh), i pëlqejnë kafenetë më shumë se shqiptarët e Shqipërisë


Më lini të shpjegohem, nëse kanë ditë pushimi nga puna, mëngjeset e tyre janë të destinuar për në lokalet e kafeve. Burrat mblidhen në një takolinë më vete, e gratë në një tjetër disa hapa më larg.


2- Punojnë një vit të tërë për të bërë dy javë pushim në Shqipëri në verë


Ata më qejflinjtë bëjnë dy herë pushime, një në Meksikë e një në Dhërmi. Pasi kthehen në Amerikë, kalojnë 11 muajt e ardhshëm duke u ankuar për çmimet e Dhërmiut dhe ushqimin e tmerrshëm shqiptar. Më pas nisen sërish me pushime në Dhërmi.


3- Big Brother-i ndiqet më shumë se sa kudo tjetër


Edhe po ta humbësh puntatën e rradhës, ka gjithnjë zgjidhje.


4- Janë profesionistë për të gjetur dyqanet me ulje


Nëse do të dish ku blihet mirë e lirë, rrethohu nga shqiptarë. Dinë çdo lloj detaji për ushqimet më të mira me ofertë. Si dhe veshjet apo orenditë e shtëpisë.


5- Nuk besojnë, që tharëset e rrobave kanë arritur në Shqipëri


Në një bisedë një herë me një zonjë shumë të respektuar, më pyeti se si i thanim veshjet në Shqipëri në kohë shirash. Nuk është për t’u habitur se këto lloj lajmesh, nuk bëhen publike në rrjete sociale. Ndaj nuk kanë nga e dinë njerëzit ç’ndodh sot për sot në mëmëdheun e tyre.


6- ‘Black Friday’ është mit


Shumica besojnë se në të premtën pas Ditës së Falenderimeve, nuk bëhen ulje të vërteta. Në ulje janë vetem disa produkte të cilat kanë qëndruar të fshehura nëpër magazina.



7- Qokat nuk dalin kurrë nga moda


Të mirëpresësh miq e shokë në shtëpi, nuk është demode. Madje trendi është të të vijnë të gjithë në shtëpi pasi ke pasur një event.


8- Fëmijët e shqiptarëve janë më të shkolluar se sa vetë Amerikanët


Mendoj që kjo është një nga investimet më të mëdha, që bëjnë për të ardhmen. Janë për t'u marrë shembull.


9- Veshjet e modës janë demode


Nuk e dinë as nuk duan t'ia dinë për trendin e ri. Shumica preferojnë veshje për palestër ose xhinse. Ankohen se nuk kanë ç'të veshin sepse butikët këtu qënkërkan demode. Pastaj sqarohen se nuk kanë ku t'i veshin edhe po t'i blejnë veshjet e trendit.


Shkurt dhe qartë, komuniteti shqiptar në Amerikë, ndoshta nuk ngjan fare me shqiptarët që jetojnë sot në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë që këtu trumpetohet se në Shqipëri njerëzit janë prapa bote, në Tiranë ka shumë vende ku realisht të duket sikur je jashtë shteti, mjafton t'iu kujtoj Pazarin e Ri, qëndrën, sheshin Nënë Tereza etj.


Tirana ime, më mungon!


 
 
 

Comments


1/5
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

©2021 by stelasallaku.

bottom of page