• Stela

7 Gjërat që nuk t`i thonë përpara se të blesh një beretë

Updated: Nov 6, 2021

Nuk e di realisht sa herë mund të kem shkuar në dyqane aksesorësh enkas për të gjetur beretën e duhur.

Më pëlqejnë të zezat, me ndonjë detaj tek tuk, ose nuanca rozë pastel dhe krem. Janë shumë të bukura, sidomos kur jua sheh vajzave franceze nëpër rrjetet sociale. Por askush nuk të thotë se po ta vendosësh drejt, dukesh më e shëndetshme dhe me fytyrë të gjerë.



Bereta ime e parë që bleva këtë sezon ishtë një e zezë me fije të holla floriri, thuajse të padukshme. Më pëlqeu një rozë pastel, por mendova të qëndroj tek baziket fillimisht. Më ngeli një muaj në dollap pa e vënë asnjëherë.



Nuk të thotë asnjeri që përpara se të blesh bereta, sigurohu që ke një pallto camel në dollap. Jo nga ato të gjatat, por pak mbi gju. Kombinimi më i bukur është kur bereta dhe pallto kanë të njëjtën nuancë, aq sa duken si kostum.

Nuk të thonë se nëse ke flokë shumë të gjatë, (si të miat), mund të mos të të shkojë asnjë model. Gjatësia maksimale që duhet të kesh është deri poshtë supeve.

Nuk të thonë as se nëse je bjonde duhet të mos krijosh kontraste të forta mes beretës dhe veshjes sepse krijohet një rrëmujë në vend të një veshjeje me stil.



Nuk të thonë që fillimisht këshillohu me një stilist, nëse vërtet gardërobës tënde i duhet dhe një kapele franceze? Apo është thjesht mania për të ndjekur edhe ti modën.

Nuk të thonë as se nëse ke fytyrë rrumbullake duhet të provosh bereta e pjerrëta, se mund të të tregojë të shëndetshme.

Nuk të paralajmërojnë se nëse ke vënë beretë, harroji aksesorët e tjerë (vathë apo varse).

Nuk të thotë njeri që kasketa nuk është beretë, sepse qëllon që mund të jesh duke blerë kapelen e gabuar.





142 views0 comments

Recent Posts

See All