Si ta kuptosh kur je duke u veshur demode



Llojet e të veshurit (jo stili) janë 3: veshje nga trendet, veshje klasike dhe “haute couture” (të rralla bërë sipas masave). Shumica e njerëzve preferojnë ta mbushin dollapin me veshje klasike, që nuk dalin nga moda. Me to mund të krijosh stile të ndryshme përshembull: romantike, boohoo, minimaliste, vintage, pinup, tomboy, casual etj. Edhe me veshje nga trendet mund të krijosh stile të ndryshme (sipas rastit), ndryshimi midis të parit dhe të dytit është tek jetëgjatësia. Trendet mund t’i konsumosh për gjashtë muaj. Veshjet haute couture pastaj janë tejet të rralla, bërë për evente.

Kjo veshje përshembull, quhet klasike. Ka ngjyrat bazike (bardhezi), prerja e jakës, pantallonat me bel të lartë, gjatësia e xhaketës janë nga ato dizajne që nuk dalin nga moda. Tamu (fotografja në foto), e ka bërë veshjen trendi me detajin e varëses.

Në ndryshimnga ai lart, ky kostum quhet trendi. Sepse ka prerje shumë oversize, gjatësia e xhaketës është tejet e ekzagjeruar si dhe motivet janë gjithashtu novatore. Kur të dalë koleksioni i rradhës, këtij kostumi do t’i ketë ikur moda.

Tani, veshjet që kanë dalë nga moda në 2022-shin janë këto (referenca Vogue & Elle):


Fustanet me çarje anësore. Këtu do zhgënjehen shumica, e di.

Syzet oversize “cat eye” .


Tutat sportive me taka.


Mëngët zile.


Xhinset e gjera.


Pelushi.


Supet e ajrosura.


Kuadratet.


Xhaketat e qëndisura.


Motivet e përplasura.

570 views0 comments