Si do t’i stiloja spikeret e emisioneve, pa u dukur si Oprah Winfrey e as si Jessica Rabbit


Nuk kam asgjë kundra Oprah Winfrey, por sa i përket të veshurit, nuk ka shkëlqyer ndonjëherë. Kushtëzohet nga forma e trupit, mosha dhe tematika e emisionit, patjetër. Në disa raste, edhe spikeret në Shqipër, nga frika se mos duken si Oprah, kalojnë në skajin tjetër ku dekolte-ja është pjesë e rutinës.

Kam vënë re, që çfardo moshe të kenë spikeret e emisioneve në Shqipëri, duken të gjitha mbi të 45-at. Numëroj dy-tre të cilat reflektojnë stil dhe trend edhe në ekran. Të gjithë bëjmë gabime në veshje, sidomos kur je para sfidës që do veshësh diçka ndryshe çdo ditë në ekran. Ndaj dua ti sugjeroj vajzave dhe grave të bukura dhe të talentuara të ekranit, se si t’i shmangësh veshjet e 55 vjeçareve nëpër emisione, pa u dukur si zonjusha Rabbit!


Emisione mëngjesi:


Nuk ka pse ta teprosh me dekolte që në mëngjes. Mbaje casual veshjen, mbase me një a dy detaje “pop”. Meqë jemi tek trendi i trikove, pse të mos kombinosh një të tillë me xhinse, fund ose pantallona?


Emisione pasditeje:


Kam shumë për të thënë për këtë pjesë, sepse shumica tentojnë të vishen me fustane me pala, taka të larta si në vitet 2010 dhe flokë të llakosur mirë. Zgjidhni veshje që do t’ju bëjnë të dukeni aq sa mosha juaj reale. Pa u transformuar në një zonjë tek të 50-tat. Jam e sigurt se edhe audienca juaj do t’ju vlerësojë e ndjekë me kërshëri, madje edhe mund t‘ju shtohet!


Emisione mbrëmjeje:


Këtu edhe mund të përdorni pak më shumë dekolte, por pa e tejkuar. Nëse merr pjesë në emision me temë politike, mos u vish me fustan me lule.


416 views0 comments