Sapo të shohësh këto sugjerime veshjesh, do duash t’i blesh menjëherë
- Stela

- Nov 6, 2022
- 1 min read

Nuk e di për ju, por unë ka filluar të blej veshje të padobishme. Përshembull sëfundmi kam blerë shumë veshje të bardha. Okay, mos e bëni fytyrën ashtu. E di, bëhen pis akoma pa i veshur. Sidomos kur ke një 7 muajsh nëpër shtëpi. Periudha e vjeshtës më bën dua ngjyrat neutrale, kafen, bezhën, të bardhën edhe grinë. Ndaj dua, që sot të ndajmë shapin nga sheqeri, ç'të blej tani në vjeshtë?

Kryefjala e këtij sezoni janë teminat, por jo ato që mendoni ju. Teminat mund t'i veshësh për paradite edhe për mbrëmje. Do thoni ju, ka tre sezone që vishemi me fustane me temina ose velvet për festa. E drejte! Por, sipas sfilatave të shkurtit 2022 tani copat me temina janë të ricikluara. Disa dizajner kanë sjellë krijime me fund xhins qëndisur me temina mbi të. Ose fund dhe bluzë me kinda. Për ato që nuk guxojnë aq shumë, provoni një golf me temina fillimisht.
Trendi i dytë janë fustanet me prerje gjeografike, ose "cut-outs". Janë dizenjuar për të ekspozuar një pjesë trupi, përshembull Chloe ka qëndruar tek konvencionalja më shumë, duke zbuar vetëm një pjesë të vogël të supit. Për ato që janë të pasigurta për ta provuar këtë trend, mund të provoni fustanin ose bluzën me supe të zbuluara (off shoulders). Ndërsa për ne, që nuk kemi merak të zbulojmë më shumë se kaq, J.W Andrews ka një opsion më guximtar.

Mund të provosh dhe stilin e Kate Moss, me pantallona me shtrat të ulët dhe këmishë me kuadrare (mezi pres ta provoj).
Palltot e gjata shënojnë një rikthim në modë këtë sezon. Pallto maxi quhet çdo pallto nën gju.






























































































Comments