Një me dorezat që lajmë enët,tjetri me lule plastike,dikush me sandale.Ja veshjet e Met Gala 2022


E hëna e parë e muajit maj, për ne Shqiptarët nuk do të thotë ndonjë gjë në veçanti. Për amerikanët do të thotë darka e shtrenjtë, organizuar nga dinastia Conde Nast, në muzeun Metropolitan. Sytë dhe blicet e aparateve janë drejtuar nga tapeti i kuq, që nën kujdesin e Anna Wintour, merr pamje të ndryshme çdo vit. Këtë vit ishte me xixa dhe shkëlqim glam!

Të përzgjedhurit e Annës shpenzojnë kohë dhe shuma të konsiderueshme të hollash për veshjet. Dikush punëson stilist, e dikë tjetër e stilon motra e madhe, ose ndonjë shoqe. Përshembull Rihanna veshi punimin e personalizuar të John Galliano, pikërisht vitin kur tema ishte “Trupat Qiellorë”.

Për çudinë time, shumica e veshje këtë vit ishin, siç thotë Kostaqja tek Ollga, t’i pish në kupë!

Le ti hedhim një sy.

Isha për peshk dhe nuk kisha shumë kohë të ndërrohesha.

Kur abazhuri i sallonit të vjen në ndihmë për veshjen e Met Gala.

Zorro?

Po laja enët para se të vija në Met.

Sarah, ku është “Glamour-i” këtu? Më fal, po ato rombet plastike ku i psonise?

Po mirë, me peshqirin e dushit në kokë vajte moj çupë?

Më ngeci perdja e dritares së banjës tek rripi i pantallonave.

Amy Schumer, të dua! Kaq.

Gomën rezervë të makinës ke vënë në kokë o derman?

Veshur me Schiaperelli, perfeksion!

Këtë veshje duket sikur e kanë bërë atë dizajnerët e “Style Stars”.

Më pëlqeu ky kostum i pazakontë. Pantallonat marrin vëmendjen kryesore me dizajnin e veçantë asimetrik. Xhaketa më kujton dizajnet e pagabueshme të Tom Ford.

E meqë ishim tek Tom Ford, kombinimi mes xhaketës së dirigjentit dhe pantallonave slim, bëjnë një kombinim krejt unik dhe të guximshëm. Kur janë të qepura në perfeksion, marrin vëmendjen e të gjithëve.

Jam mësuese letërsie, në fundjavë shes biskota tek tregu.

I kam pasur gjithnjë ëndërr të pasmet e Kim Kardashian.

Fustani është shumë i bukur, por jashtë teme.

Kur vishesh nga Ali Express dhe ngaterron masën.

Blake kishte veshur fustanin, që ndryshonte formë. Na prezantoi me dy veshje glamour brenda një nate. Blake je “sight for sore eyes”, siç i thonë të jashtmit. (Dritë për sytë e lodhur).


750 views1 comment