top of page

Ja marka e veshjeve, që bëri 100% ulje në Black Friday

  • Writer: Stela
    Stela
  • Nov 26, 2021
  • 1 min read


Veshje falas, po me çfarë kostoje?

Pretty Little Thing, butiku fast fashion, pjesë e grupit Boohoo njoftoi se më 26 nëntor do shiste veshje me 100% zbritje. Praktikisht do i dhuronte. Po të shohësh në website, nuk ishte çdo gjë me zbritje kolosale, por disa artikuj (tani shitur gjithandej) ishin bërë me 100% zbritje.

Sasia që mund të porosisje, ishte një artikull për konsumator. Pra, askush nuk mund të porosiste më shumë se sa një veshje.


Por gjërat falas, kanë një kosto tjetër të fshehur. Portali “Dazed” shkruan “Kur çmimi i veshjeve është kaq i ulët, ai shpesh vjen nga një cikël shfrytëzimi, ku kostoja njerëzore e prodhimit të veshjes është po aq e pamatshme. E thënë thjesht, është e pamundur të shesësh diçka për 0,00 £ dhe të paguash punëtorët e fabrikës, materialet edhe çdo gjë tjetër.”


Do blinit aty ju?



 
 
 

Comments


1/5
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

©2021 by stelasallaku.

bottom of page