• Stela

Fustanin lejla e vesha dje. Ja si duket



Kam pasur gjithnjë rezervat e mia për fustanet ngjyrë lejla. Shpesh më kujtohen ato fustanet ngjyrë mavijë, që rreth viteve 2000 i kombinonin me këpucë mavijë dhe buzë flakë të kuqe. Por me flokë ngjyrë grurë, shkojnë më së miri. Pastaj varet shumë dhe nga dizajni.



Që të jem e sinqertë, fustan lejla kam veshur dhe më parë, por jo me temina. Madje e kam stiluar kështu tek sfilata Class e Alketa Vejsiut, tre vite para. Ky është krejt ndryshe, copa dhe prerja të dyja kanë detaje të tjera.



Ky që vesha mbrëmë, ka disa nuance lejla. Në përbërje ka më shumë blu se të kuqe, ndaj më pëlqeu.