9 trendet e sezonit, që nuk do t’i vesh asnjëherë

Kjo mund të jetë lista e “zezë” e trendeve, që po shiten masivisht gjithkund, të cilat unë kam vendosur të mos i vesh.
Nuk ka ndonjë arsye tjetër, veç asaj që thjesht janë shumë të shëmtuara.

E di që kur u bë ky bashkëpunimi me Yeezy dhe Adidas, nuk u diskutua shumë forma e shapkave, me sa duket. Nuk e di ç'ka pasur në mend autori me këto.


Nuk di nga t'ia filloj me këtë fustanin, që duket skur ka qenë i bardhë dhe padashje e ke futur në lavatriçe me rroba blu dhe jeshile.

Nallanet le t'i ngelin holandezëve nëpër sëndukë. Kush i nxori njëherë?

Sikur të mos mjaftonte dizajni i papërshtatshëm, këto lloj këpucësh i kam parë të kombinuara edhe me çorape të bardha.

Kanotjeret pa sytjena, janë veshje për gjumë ose për në shtëpi. Nuk duken as bukur e as trendi.

Kur do t'i tregosh gjithë botës se gjyshja jote të ka të preferuarën.

Nëse do isha astronaute, pse jo?

Dikur (ndoshta the sot), këto ishin çizmet e ëndërrave të peshkatarit. Nuk e di kush dhe pse i bëri trend.


Ka "puffer coat", ose xhupa me dizenjo shumë novatore, madje që vishen edhe me fustane. Ky nuk është një nga ata.