Veshjet më të bukura të Meghan Markle deri më sot janë këto


Unë jam e bindur se Meghan është veshur më bukur gjatë fejesës dhe pas martese, se sa tani. Dhe kur them më bukur, nuk e kam fjalën për trendin e ri ose për dizajnin më novator të mundshëm. Më bukur sepse ka zgjedhur fiks gjëra minimaliste, por në tërësi duket e kuruar dhe elegante. Epo mirë, tani është nënë me dy fëmijë. Unë kam një dhe stili më novator që vesh, janë bizhamet me elefantë (haha).


Para disa ditësh organizuam një pyetësor online, tek i cili ju të gjithë duartrokitët veshjen e Meghan dhe jo të Kate.


Nisur nga ky fakt, po marr shkas për të bërë një përmbledhje me veshjet më të bukura të Meghan Markle.



Fustan i zi minimalist, por detaji i rripit shton vlerë. Ishte koha kur Meghan mbante stiletto me takë 10-12 cm.