• Stela

Fustanet më të bukura të festave, sipas vajzave të Instagramit


Nuk i morëm në intervistë, por pamë me lupë fotot e Instagram-it. Shumica kanë zgjedhur temina, xixa dhe copa “statement” (dominante). Seç kanë këto lloj teksturash, që të bëjnë t’i duash.

Por jo të gjitha janë veshur me xixa. Hailey Bieber pëlqen bardhezinë, me pak bark të ekspozuar.

Zendaya na surprizoi me fustanin e bukur nga Schiaparelli, të cilin duhet ta shohësh nga pas që ta kuptosh sa i bukur është. Ky është fiks për vajzat me formë trupi “I-je”.

Ky është fiks për eventet e mbrëmjes, kur ke një darkë a një pritje.

Kur ke besim të madh se trendi i ri do i bëjë të gjithë të kthejnë kokat. Dorezat e gjata janë një nga trendet e reja.

Kur je ftuar në festën e Vogue dhe kodi i veshjes është bardhezi.

Girl’s night out.

Më thuaj që ke qënë në Paris, pa më thënë që ke qenë në Paris.

Ke besim tek dizajnerat e rinj dhe nuk zhgënjehesh.


185 views0 comments