• Stela

Veshjet e serialit “The Politician” në Netflix, janë për t’u mbajtur shënim


Seriali “the Politician” ka filluar në 2019-tën, ku flet për Astrid, një vajzë serioze, jo shumë emocionale, e cila shoqërohet me River Barkley- djalin më popullor në shkollë. Ajo është forca lëvizëse pas tij, duke e inkurajuar atë të bëjë gjëra të tilla si: të kandidojë për president të klasës.



Pasi ai ndahet nga jeta, Astrid vendos të konkurojë në vend të tij për të. Duke qenë se Astrid nuk e ka pasion politikën, ajo nuk i fut të gjitha në fushatë. Pasi supozon se ajo do të humbasë, ajo tërhiqet nga gara duke e lënë Payton të fitojë.



Në serial luajnë: Lucy Boynton, Gwineth Paltrow, Zoey Deutch, Laura Dreyfuss etj. ku të gjitha janë të veshura gjithë stil.


Lucy, protagonistja, ka një stil nga ai, që it hemi “baby doll”. Kombinon fustane Zara me çanta Chanel. Dizajnet që kanë zgjedhur për veshjet e serialit, janë krejt të paparashikueshme për një politikan-e. Dhe për këtë arsye, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve!



154 views0 comments