• Stela

Veshja e vetme që bleva tek H&M është kjo


Mendoj se H&M ka veshjet "lounge wear", ose veshjet e shtëpisë, më cilësoret. Sidomos krahasuar me koston dhe dizajnin. Bizhuteritë mos u lodh t'i blesh aty.


Këtë fundjavë shkova fizikisht tek një prej dyqaneve H&M në Houston. Ka një seksion diku nga cepi, ku janë të gjitha veshjet “premium” dhe ato lounge wear. Ajo që më pëlqeu ishte ky “jumpsuit” i zi, elastik pa tegela. Mora dy masa (medium dhe small) për t’i provuar cili rrinte më mirë.



Kishte një lehtësi në të veshur dhe komoditet në të ndenjur. Nëse do ta vlerësoja me pikë, do t’i kisha dhënë 10 të plota! Fatkeqsisht ishte shitur kudo, ndaj këtu po vendos edhe versionin treçerek për ata, që si unë, janë fanse të "jumsuitit" pa tegela.



Mund ta vesh me këmishë ose me xhaketë. Është fantastik edhe për fundjavë!

295 views0 comments

Recent Posts

See All