Si të vishesh për paraditet e janarit, edhe kur temperaturat nuk të favorizojnë


Është shumë e vështirë dhe aspak motivuese të zgjohesh në mëngjeset e janarit e frymëzuar për t’u veshur bukur. Mendimi i parë që më vjen mua në mend është xhup, shall, kapele e leshtë dhe çizme. Por pse të mos i bësh moderne edhe ditët e janarit?

Një nga veshjet më të përdorshme është xhaketa e gjatë pa mëngë. Shumë dizajner kanë ekpserimentuar me prerje të ndryshme dhe kombinime aspak të zakonshme. Mund ta veshësh në shumë mënyra. Përshembull:

Si fustan :


Si kostum:

Si sarafan:


Me golf:

Është një nga pardesytë/fustanet/sarafanet e preferuara të grave në karrierë, të cilat kanë nevojë për veshje që nuk të lodhin për t’u kombinuar. Përveç xhaketës pa mëngë, të sugjeroj të provosh kostumin me lule. Duke qenë kostum, nuk ke nevojë ta mendosh gjatë si ta veshësh. Mjaftojnë çizmet dhe pallto.

Shtoji ngjyra muajit të zymtë.

Ose jo.


Mbaj gati një veshje që në darkë për të nesërmen. Nëse planifikon paraprakisht, nuk do e kesh të vështirë të vishesh me stil edhe kur bën ftohtë (dhe je zgjuar në 5 të mëngjesit).

434 views0 comments

Recent Posts

See All