top of page

Si të vishesh për Halloween, pa u veshur si për Halloween

  • Writer: Stela
    Stela
  • Oct 29, 2021
  • 1 min read

ree

Moda e të veshurit për Halloween, si i frikshëm ose si personazh filmash, nuk ka shumë kohë që u bë virale në Shqipëri. E kopjuam ashtu shabllon nga perëndimorët, pa e ditur kuptimin e vërtetë. Nuk dua t’i futem me themeli këtyre punëve, siç thoshte Jovan Bregu, por dua t’ju prezantoj me një mënyrë tjetër të të veshurit për Halloween.


Diku nga Los Angeles ka dalë një modë, që miq, familjarë e çifte, mblidhen për darka sëbashku një të diel, ku tema e mbrëmjes është një film i njohur, vend, personazh ose traditë e caktuar. Secili gatuan dhe sjell me vete diçka, që ka lidhje me temën. Përshembull: nëse tema është Sicilia, secili gatuan pasta, bukë me hudhra ose gjëra tradicionale Siciljane. Njëkohëshisht dhe veshja do jetë e lidhur me temën.


ree

Nëse në mbrëmjen e Halloween-it doni të provoni diçka të re, jo rikujtimin e të vdekurve, mendoni bashkë me të afërmit tuaj një temë dhe bëni maksimumin tuaj për t’ju afruar veshjeve dhe gatimit. Nëse do më pyesni mua, vendosjani natës emrin “James Bond”. Vishni kostume, fustane të zeza sensuale, dhe improvizoni kazinotë.


ree


ree

Edhe për ata, që si unë, janë lodhur nga festat, vishni diçka të bukur të bukur. Një fustan i leshtë ngjyrë magenta do ishte super, ose një jeshil. Mund të provosh kostum me pantallona të shkurta në ngjyrat e blusë së kobaltit ose asaj të natës. Vendosi një palë vathë të bukur, dhe shijojeni mbrëmjen, jo se është Halloween, por se keni plot arsye për të festuar me të dashurit tuaj.



ree

 
 
 

Comments


1/5
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

©2021 by stelasallaku.

bottom of page