top of page

Si të vishesh në një intervistë pune (dhe ta fitosh)

  • Writer: Stela
    Stela
  • Oct 26, 2022
  • 1 min read


"The power suit" thuhet se është i duhuri kur duhet të lësh nam (për mirë) në një prezantim. Epo, the power suit, mund të jetë dhe "the power dress, skirt, shirt" etj. Pra, mund të shndërrosh intervistën tënde të punës në ditën e parë të punës (sepse ta siguroj që do e fitosh).



Dilema qëndron se si t'ia fillosh dhe nga t'ia fillosh.

Të sugjeroj të mos shkosh në intervistë pune i veshur si adoleshent/e, sepse nuk do kesh paraqitjen e duhur. Edhe sikur të jesh 15 vjeç, dhe kërkon punë, mos u vish si një i/e tillë.


Në intervistë pune mos shko kështu:


As kështu:


E tërheq këtë më lart, sepse varet ku punon (i kryqëzova gishtat për ty, që të fillosh ndonjë punë në Vogue).



Nuk ka rëndësi nëse vesh kostum ose koordinim (kur xhaketa ka ngjyrë tjetër dhe pantallonat tjetër).


Mund të shkosh edhe me fund laps, mjafton të mos jetë mbi gju.


Ruajini dizajnet novatore për ndonjë event, ndersa në intervistë zgjidh tone neutrale.


As me rroba palestre mos shko në intervistë, e as me xhinse jo e jo. Zhvilloje pak më shumë fantazinë si dhe rite shkallën e sofistikimit. Do të të japë vetëbesim si dhe punëdhënisit siguri se ți je e duhura.


 
 
 

Comments


1/5
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn

©2021 by stelasallaku.

bottom of page