Si të vishesh, grimohesh dhe si të bësh thonjtë për një dasëm këtë verë


Po të jeni si unë, sapo të keni dëgjuar fjalën “dasëm”, të vijnë në mend ato zonjat që pe tek dasma e fundit, iksi dhe ypsiloni. Me fustanet e ngushta, që tregojnë rishtazi të llojet e formave ku janë e ku s’janë. Të kujtohet edhe ai djali me kostumin e zi me shkëlqim, po edhe e dashura e tij me fustanin me temina. Të kujtohet edhe një zonjë me kostumin e leshtë ngjyrë lejla, që puthte nusen herë pas here. Nuk ke si t’i harrosh rruazat sa gurët e zallit të kushërirës së dhëndërit, që ishte ulur përballë teje.

Po mirë, ç’të vesh që të dukem ndryshe, elegante, por dhe sensuale? Pa u dukur si motrat e Hirushes?

Këtë sezon dasmash e fejesash, mos u vish as me të zeza e as me ngjyra floriri ose argjendi. Jemi në sezonin e nuancave vibrante, por dhe atyre pastel. Dua patjetër ta filloj me këtë fustanin rozë pudre, i cili do ishte zgjedhja ideale për vajzat nga mosha 15 vjeç e lart.

Nuk ka nevojë për aksesorë të ekzagjeruar dhe as pompozë.

Thonjë bëji kështu. Këpucët zgjidhi komode në nuancën lejla të thonjve.

Më pëlqeu shumë ky për një dasëm moderne, e cila organizohet në një vend luksi.

Thonjtë bëji kështu dhe flokët me onde.

Nëse dasma bëhet paradite ose në drekë, mos vish fustan pompoz me taka shumë të larta dhe detaje të ngarkuara. Do djerësisësh dhe nuk do e shijosh aspak.

Mbaji thonjtë natyralë ose francez.


Nëse je i ftuar në një dasëm miku apo mikeshe pune, mos vish ngjyra që do tërheqësh vëmendjen e të gjithëve. Qëndro tek pasteli, ose kostumet e bëra me porosi.

Nëse dasma bëhet në bregdet, zgjidh nuanca bezhë, bojëqielli ose të verdhë.


Për ty, që je duke u fejuar:




Ky kostumi i Blake është për ato dasma, ku je personi i afërt me çiftin dhe ke veshur kostum shumë klasik, me një nuancë të guximshme. Flokët mbaji topuz dhe thonjtë natyralë.

393 views0 comments

Recent Posts

See All
<