• Stela

Si të bësh blerje të zgjuara në Black Friday


gif

Një nga zgjidhjet më efektive, se si të bësh shopping të zgjuar në të premten e zezë, është të planifikosh në advancë çfarë të duhet. Këtë jua thotë me bindje një ‘shopaholic’ e rehabilituar sëfundmi. Të gjithëve na zënë ethet e uljeve të çmimeve, sidomos kur e dimë, që zgjasin pak ditë. Blejmë gjëra që pas disa ditësh pyesim veten çne.


gif

Para se të fillosh blerjet, bëj një listë me veshjet që të mungojnë, dhe kërko pikërisht për ato. Edhe nëse sheh një palë gjysëm çizme me ulje, dhe ke 3 palë në dollap, nuk ke pse blen të tjera. Vetëm nëse merresh me blog dhe të duhet të përditësosh gardërobën.


Nëse nuk di nga t’ia fillosh me listën, më poshtë po të tregoj listën që bëj unë para çdo blerjeje.


- Fillimisht pastro dollapin nga çdo veshje që nuk e ke veshur këto 6 muaj.

Mund të kesh ndryshuar peshë këto muaj dhe disa streçe, xhinse ose xhaketa, nuk të bëjnë më. Nëse nuk do t’i dhurosh, organizoji mirë dhe mbaji në depo. Ka edhe veshje, që mund të kenë ndryshuar ngjyrë, mos i mbaj më.


gif

- Bëj listën me gjërat, që të kanë ngelur pa veshur në dollap.

Nëse ndan veshjet tekanjoze mënjanë, gjatë periudhës së uljeve mund të kërkosh për t’i kombinuar me blerje të reja.


Zara

- Caktoji vetes një buxhet vetëm për blerje

Kjo është pjesa më e vështirë, por nëse i përmbahesh do të të ndihmojë shumë me shpenzimet.

- Zëvendëso blerjet në dyqan, me ato online


Kështu do t’ju shmangesh rradhëve të gjata, lodhjes si dhe pritjes tek dhomat e zhveshjes.

Net-a-Porter

- Fillo të planifikosh (nëse do bësh) dhurata për fundvitin


Foto nia Google

- Mos bli veshje nga trendet

Ka shumë gjasa, që nuk do jenë në modë pas 3 muajsh. Ndaj kur ka ulje, përpiqu të blesh gjëra për gardërobën kapsulë.


Net-a-Porter

- Provoji ato që bleve sapo të shkosh në shtëpi

Nëse pasi të shkosh në shtëpi, je ende e bindur për ato që ke blerë, atëherë, urime! Por nëse për ndonjë arsye nuk je e bindur, mos u shqetëso. Mund të kthesh ato që nuk të pëlqejnë. Ose ato që nuk të rrinë siç duhet.


182 views0 comments

Recent Posts

See All