Si janë manshetat për gra dhe ku t’i blesh
- Stela

- Oct 20, 2022
- 1 min read

Nuk jemi mësuar t'i shohim këmishat e zonjave me mansheta. Por kjo nuk do të thotë, që s'kanë ekzistuar më parë. Chanel që në vitet '50 ka rikrijuar kostumin mashkullor për t'u veshur edhe nga gratë. Me të edhe këmishat.

Nuk besoj që ka këmisha, që nuk duken bukur me "cufflinks" (mansheta). Dhe personalisht kam të llojeve të ndryshme. Ka një elegancë dhe rregullsi tjetër të këmishës kur mbyllet me palë dhe dy bizhu në vend të kopsave.

Këmishën me mansheta mund ta veshësh me funde, fustane, triko, kostum me tre pjesë, sarafan etj.

Më poshtë janë pasqyruar disa vende ku mund t'i blesh online. Nuk e di nëse ka dyqan fizik në Shqipëri për mansheta grash. Por mund të blini versionin mashkullor në dyqane meshkujsh. Gjeni masën më të vogël dhe ja!

Këmishat me mansheta mund t'i bësh me porosi në Shqipëri, ose t'i blesh mashkullore.
Ndërsa jashtë shteti ke dyqane enkas për këtë punë. Karl Lagerfeld ka disa opsione, Jones New York, Black & White, YSL, LV, Chanel, Dillard's, Macy's etj.














































































Comments