Si duhet të vishet një zonjë a vajzë e kolme sot?


Përpara se të filloj të shkruaj për veshjen, dua të sqaroj që sado dhe sido të jetë masa e trupit tënd, moda nuk të dobëson si me magji. Idea pse po e shkruaj këtë artikull, nuk është që ti të dalësh para pasqyre dhe të thuash rishtazi “Uau sa e shëndoshë/dobët ndjehem”. Dhe synimi yt nuk duhet të jetë të dukesh dikush që s’je, por të përqafosh dhe ta duash veten tënde në çdo masë!

Industria e modës sot, po përfshin nëpër sfilata dhe koleksione vajza plus size. Jo për t’i denigruar, por për t’i bërë të ndjehen si të gjithë të tjerat. Në USA edhe manikinët nëpër butikët më në zë janë plus size tani! Të jesh plus është në modë! Mjafton t’ju kujtoj Ashley Graham! Muzë dhe figurë publike, mami dhe grua, bizneswoman dhe influencuese.


Ajo ç’ka dua të theksoj sot është, që përmes kontrasteve, ngjyrave, hijeve dhe prerjeve, të luash me rrobat e tua pa u ndjerë ”e shëndoshë”.


Ja cilat janë 6 rregulla, që do duash t‘i vendosësh në zbatim direkt.

1- Loja e kontrasteve



Miti që e zeza të dobëson, nuk është krejt i pavërtetë. Por nuk është vetëm e zeza ajo që të bën të dukesh më elegante. Të gjitha nuancat e forta kanë tendencën e “kumbullës”. Të bëjnë të dukesh më elegante.


2- Prerjet vertikale



Një nga truket më të vjetra të dizajnit, i cili nëse vihet në punë tamam, ka atë tendencën të të bëjë të dukesh më e gjatë dhe më elegante.



3- Këpucët me pretje “V”



Sandalet dhe këpucët me rripa mund të jenë miqtë tuaj të përjetshëm. Kombinohen me xhinse, pantallona, fustane dhe bëjnë çdo “look” të duket më i zgjatur.

4- Pardesytë dhe palltot oversize



Kam takuar dikë njëherë, që ishte e bindur se veshjet oversize do ta bënin të dukej akoma më e shëndoshë. Kjo është një nga teoritë më të gabuara, që mund të kesh. Duke u dukur si “e futur në thes”, do japësh idenë se ti je më e dobët se sa veshja jote. Për më tepër, a ka veshje më më stil se sa një pardesy oversize? Pyesni francezët nëse s’më besoni!


5- Hiq dorë nga veshje të ngushta të ngushta



Nëse masa jote është tek këmbët, duhet të përqëndrosh vëmendjen tek supet ose tek pjesa ku je më elegante. Pra nëse vesh pantallona të ngushta si streçe, të gjithë do jenë duke parë këmbët e tua dhe çdo lloj parregullsie që ti do të mbulosh.

6- Vishu me vetëbesim!

Nëse nuk ke vetëbesim, çfardo lloj gjëje fantastike të kesh veshur, nuk do të bëjë aspak të ndjehesh mirë. Përqafoje masën tënde dhe duaje veten, në çdo kohë!




896 views0 comments

Recent Posts

See All