Si do ta stiloja unë Grida Dumën për 7 ditët e javës

Updated: Mar 5


Grida Duma ka trupin tipik të një zonje mesdhetare, orë rëre me forma të rregullta. I ka mbajtur gjithnjë flokët brune të errëta, me përjashtim të ndonjë rasti fijesh tek-tuk. Ka disa kohë që ka ndryshuar prerje flokësh dhe t’ju them të drejtën më pëlqen shumë. Sidomos në një nga fotot e fundit, ku i kishte harkuar lart, duke dhënë idenë e modelit të flokëve si Kris Jenner. Madje, do t’i sugjeroja të provonte t’i mbante të shkurtra për disa kohë.




Tek fjalimet e mbajtura për studentët, më ka pëlqyer thjeshtësia dhe komoditeti me të cilin shprehet. Dhe mendoj se i duhet një gardërobë, që gjithashtu të jetë ‘easy’ dhe minimaliste. Siç tha dhe në një nga videot e fundit, që xhaketat duhet të jenë të lirshme për të mos penguar frymëmarrjen dhe lirshmërinë kur flet me dikë. Të tilla ia kam menduar dhe veshjet që do t’i sugjeroj sot.


  • E hënë (Takim pune)

Minimalizmi i dizajnit të Alaïa harmonizohet me luksin e copave të qepura si në Parajsë. Fundi është kadife, këmisha e bardhë lejon ta veshësh me çdo lloj xhakete ose poncho part.

  • E martë


Pantallona me prerje pak cowboy në një nga tonalitetet e blusë, kombinuar me xhaketë të bardhë, kopsë teke, jakë të harkuar, por pa ekspozuar dekoltenë do ishin sugjerimi im për të martën. Mund të jetë për mbledhje pune, takim me studentat ose event më i rëndësishëm. Është nga ato veshje, që e mban nga mëngjesi deri në mbrëmje.

  • E mërkurë

Krejt të zeza për mes javën. Do e hiqja atë rripin e trashë, sepse Grida nuk ka bust të gjatë dhe rripi i trashë ia shkurton siluetën.


  • E enjte

Këtë veshjen mund ta kombinojë edhe me çizme lëkurë vishnje ose kafe.


  • E premte


Kjo pardesyja e gjatë, kombinuar me këpucë të zeza është zgjedhje e sigurt e gardërobës kapsulë. Nëse do eksperimentonim pak, do t'i sugjeroja gjysëm këpucët rozë antike.


  • E premie (mbrëmje)

Ky do ishte sugjerimi im i parë për mbrëmjet e bamirësisë. Shoqëruar me xhaketë lart ose bolero.


Për evente të organizuara në Pallatin e Brigadave, ose ballo.


Ndërsa për evente me studentë ose evente të tjera, do t'i sugjeroja këtë dizajnin asimetrik, i cili ka një teksturë pak më novatore.


  • E shtunë

Nëse planifikon punë dhe të shtunën, do t'i sugjeroja këtë kombinimin, me këpucë të sheshta. Poshtë këmisha ka kanotjere të zezë, mos e ngatërroni me Anxhela Peristerin tek : “E dashur Anxhela! Ajo hapje e këmishës, nuk është sensuale aspak“


Nëse ka evente do t'i sugjeroja diçka me ngjyrë, si ky jumpsuit.

  • E diel

Pushim dhe ditë e dedikuar familjes. Nuk ka si këmisha e gjatë oversize, për të dalë për drekë ose ecje.


1,366 views0 comments

Recent Posts

See All