Si do ta ndërtoja unë gardërobën kapsulë për secilën prej jush


Nuk e di kush ia vuri emrin e sofistikuar “gardërobë kapsulë”, si doli dhe pse. Kuptimi është shumë i thjeshtë, gardëroba kapsulë përmblidhet në një valixhe udhëtimi, ose në një dollap francez. Dollapi francez nuk është asgjë tjetër veçse dollapi shqiptar, i ndarë në gjysmë (ose çerek). Amerikanët kanë dhomë dollap, shumë larg konceptit kapsulë. Nëse do t’jua shpjegoja më praktikisht: mbyllni sytë për një çast dhe imagjinoni sikur do bëni një udhëtim 6 mujor diku. Bëni gati valixhen tani dhe të gjitha ato veshje e aksesorë, që do merrni me vete, i përkasin gardërobës tuaj kapsulë.

Gardëroba kapsulë është e ndryshme për secilën prej nesh, sepse të gjitha kemi tipare të ndryshme, forma të ndryshme dhe stil unik (shpresoj ë?). Imagjinoni nëse të gjitha do vishnim të njëjtat gjëra, s’do kishte kuptim. Por ka dhe gjëra të përbashkëta. Përshembull: për secilën prej nesh, gardëroba bazike ka një pallto në të. Për mua mund të jetë një bezhë me lule, për mikeshën time është e kuqe dhe për mamin tim e zezë. Ndodh dhe që të kemi një bezhë, por njërës i shkon me rrip (sepse ka formë orë rëre), dikujt i shkon oversize dhe një tjetre i shkon pa jakë.

Tani dua t’ju bëj një përmbledhje të gardërobës bazike dhe ju shtoni elementët tuaj aty.

1- Kostum gri

Nuk besoj, që ka njeri pa një kostum në dollap. Po ta zgjedhësh të zi, bëhet shumë i mërzitshëm, mbledh çdo lloj pushi e floku vërdallë, si dhe nëse nuk është cilësor, ngjan i lirë. Në këtë artikull kam përfshirë dy kostume gri, por që nuk ngjajnë aspak. Edhe ju zgjidhni tuajin.


2- Shall

Nuk besoj që duhet t’jua sqaroj pse-në. Masën dhe ngjyrën e zgjidhni sipas dëshirës. Shallin e vendosni në qafë, në kokë, si turban, si foulard, si byrzylyk, si rrip etj. Dhe nuk zë vend as në dollap e as në valixhe. 3- Pantallona lëkurë

Vini re, që nuk e kam specifikuar as ngjyrën e as prerjen. Mjafton të jenë lëkurë dhe i vishni kudo dhe me çfarëdo. Që nga mëngjeset në punë, e deri tek mbrëmjet me mikeshat.

4- Gjysmë çizmet e bardha

Një detaj, që duhet të plotësojnë veshjet e gardërobës kapsulë, është se duhet të vishen edhe me njëra tjetrën. Çizmet e bardha shkojnë me kostumin, pantallonat dhe fundet që keni në dollap. 5- Çantë kashte

Mund të jetë alla Birkin ose minimaliste dhe e vogël.

6- Pallto oversize

Një tjetër ’must’, që vishet me tuta, casual për të premten dhe glamour për mbrëmje. 7- Pantallona të bardha

Është e pamundur të mos keni një palë në dollap. Sugjerimi im është të gjeni xhins të mirë, që nuk rrudhoset e as nuk zgjerohet. Zgjidhini me bel të lartë dhe pak oversize. 8- Fund lëkurë

Mund të jetë i çfarëdo ngjyre që ju pëlqen. Unë do doja të kisha dy, një të zi e një të kuq.


9- Pallto me print kafshësh

Nëse keni vend të limituar në dollap, ndoshta duhet ta anashkaloni këtë. Mbani një pallto dhe një xhup. 10- Xhup

Nuk është e thënë të keni atë xhupin klasik të zi, që pas disa larjesh bëhet sikur e ke trashëguar me vite. Zgjidhni një që t‘i ketë qepjet zbukuruese (ose copat e bakllavasë 😅) afër dhe të vogla, në mënyrë që kur ta lani me lavatriçe, filtri ose puplat të mos shpërndahen vende-vende. 11- Triko të mirë (mundësisht kashmiri)

Do pak kujdes në mirëmbajtje, por e keni përgjithmonë. 12- Atlete

Nuk besoj, që kam nevojë t’ju them pse-në.

13- Një çantë lëkurë

Sado e blerë lirë të jetë veshja, çanta cilësore do t’jua bëjë veshjen “million dollar”. 14- Xhinse

Mund të shkruaj një artikull të tërë për xhinset. Mendoj që sot nuk bëhen më xhinse cilësore. Kurrësesi mos blini xhinse-streçe që kanë elasticitet. Më mirë gjeni vintage Levi’s ose ose, po të keni mundësi, bëjini me porosi. 15- Bluzë/kanotiere/këmishë të bardhë

Kjo varet tërësisht nga ju, disa preferojnë kanotiere të bardhë, disa duan t-shirt klasike dhe të tjerë i duan të treja.



519 views0 comments