• Stela

Si do t'i vishja unë prezantueset e motit në Shqipëri (dhe ju e dini për kë e kam fjalën)



Kujtoj me kërshëri vitet ’98-’03, kur spikeret italiane bënin modë dhe ishin influencueset më të mëdha të trendeve. Jua shihje veshur një fustan dhe dëshira për të pasur një të ngjashëm, ishte më e madhe se sa mundësia. Geta, kostume dhe flokë të bukur bjondë.


Sot, t’ju them të drejtën, më zë frika të ndez televizorin, përveçse tek Netflix, Peacock, HBO etj. Edhe emisionet që ndjek, i zgjedh paraprakisht, që të shmang ndonjë surprizë të pakëndshme veshjeje.


Tani, po të isha unë stilistja e kanaleve televizive shqiptare, me siguri do më kishin pushuar nga puna që javën e dytë, për dy arsye. E para: veshjet, që do t’i sugjeroja, sidomos spikereve të motit, do ishin krejt ndryshe nga ato që shohim tani. Më duket sikur dëgjoj një zë që më thotë “shumë e mbyllur, pa asnjë dekolte?”. E dyta: do i kisha sugjeruar veshje nga koleksionet e reja dhe e di shumë mirë që do më thoshin “nuk kemi buxhet!”.


Ndaj, po i shkruaj këtu në blog, me pak takt, se si do doja t’i shihja të veshura bukuroshet shqiptare. Janë të lira të frymëzohen nga idetë dhe t’i vënë në praktikë, nëse e shohin të arsyeshme.

Ka kostume e kostume. Ka nga ato, që vishen në zyra dhe nga ata që vishen nëpër evente. Këto që po sugjeroj këtu, janë të gjitha brenda standarteve të lejuara, por kanë nga një detaj të lezetshëm.

Nuk i përjashtoj as fustanet, por gjithnjë nën gju dhe me pak dekolte. Sa moderne do dukeshin vajzat spikere me të tilla prerje?

565 views0 comments