• Stela

Shtatzënë dhe me stil? Po, është e mundur


Të krijosh veshje për gra shtatzëna nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë. Ose më saktë, të dukeshe me stil gjatë shtatëzanisë, ishte mision i vështirë. Ca se të pengojnë format e reja të trupit, ca se s’je rehat me veshje të ngushta e këpucë me takë e ca se do të rrish vetëm me robe de chambre gjithë ditës.



Një ndër gratë më me stil sipas meje, ajo që edhe gjatë shtatëzanive ka ditur të vishet mirë është Pernille Teisbaek. Mënyra se si i kombinonte sarafanet dhe kominoshet me t-shirt ose këmisha edhe gjatë shtatëzanisë, e bënte të dukej krejt me stil.



Giovanna Battaglia është një tjetër guru mode, e cila gjatë shatëzanisë është intervistuar për të folur gjatë e gjerë rreth stilit të saj. Këto gra kanë ruajtur të njëjtin stil, pa e ndryshuar shumë edhe gjatë zgjerimit të diametrit të barkut.



Të tjera vajza e gra që janë veshur mirë gjatë pritjes së ëmbël janë dhe Rosie Huntington Whiteley, Mira Duma, Chrissy Teigen, etj.



237 views0 comments