Rroba banjot sivjet duhet të plotësojnë disa kushte


Nuk e di nëse jam vonë ose herët për të parë për kostume banjo, por tani më erdhën disa ide se ç’dua të vesh këtë verë. Kostumet e banjos sivjet dua të plotësojnë disa kushte, ose të kenë disa karakteristika.

1- Minimaliste


I dua minimaliste për shkak se dua të mbaj vathë rrathë floriri të plotë. Ndoshta varëse jo dhe aq, por vathët më pëlqejnë më shumë.


2- Copë e rehatshme që thahet shpejt

Ka shumë monokini që janë moderne, ama copa është aq e trashë sa do gjithë ditën të thahet. Në një moment të ditës, e sheh veten që je bërë si domate turshi.


3- Dua t’i blej në dyqane ku lejohet kthimi


Nuk i konceptoj dot blerjet e rroba banjove pa të drejtë kthimi. Sidomos kur i blen online. Dua të blej disa opsione dhe të provoj e mbaj ato që rrinë më mirë.


4- Bardhezi

Kostumit bardhezi nuk i ikën moda asnjëherë. Më kujtohen koleksionet e Chanel rreth viteve ‘90, të cilat do i vishja me shumë kënaqësi edhe sot.



5- Ose nuanca toke


Nuancat e tokës duken shumë interesante kur sapo je nxire pak.

Hidhi një sy listës time më poshtë, kliko në foto nëse do të blesh diçka.














721 views0 comments