• Stela

Qëndisa këpucët prej kamoshi, sepse u dëmtuan. Ja rezultati


Nëse ke kohë këtu në rrjetet sociale, do të kenë rënë në sy qëndisjet që i kam bërë këpucëve. Idea më lindi diku tek 5 vite më parë, kur në atelier (work shop & butik) më erdhi Eleana, një mikeshë dhe kliente.


Solli me vete një palë këpucë të verdha, sepse kishin pësuar një incident tek maja. Këpucët qenë të kushtueshme dhe të vështira për t’u rregulluar tek këpucari. Ndaj, mua më lindi idea e qëndisjes mbi to. Vendosi t’i qëndis me lule magenta.

Pas këpucëve të verdha, u erdhi rradha atyre blu dhe jeshile. Si padashur u krijua një mikro trend.

Këpucët jeshile i bëra set me fustanin, që kisha në dorë për qepje.


Tani po merem me këpucë të zeza kamoshi. Duke qenë se kamoshi vetë është shumë tekanjoz, nëse laget ose konsumohet në një vend, krijohet një si djegie. Duke qenë se nuk i rregullon dot praktikisht, mund ta mbulosh.

Jam ende duke debatuar me vete nëse lulja është më mirë se sa perlat. Ju si mendoni?

246 views0 comments