• Stela

Që të jesh trendi këtë sezon, duhet t’i veshësh të gjitha njëherësh


Nga stili minimalist i sezonit të kaluar, ku kombinonim fustan të bardhë me sandale të sheshta, këtë sezon nuk quhesh trendi nëse nuk i vesh të gjitha njëherësh.

Golf me mëngë zhapone, xhaketë me kuadrate, pallto me kuadrate të tjera, pantallona dhe loafers. Kështu është veshur Emili Sindlev për Net-a-Porter. Dhe t’ju them të drejtën, doja t’ia huazoja stilin.



Jo vetëm Emili, vajza që kombinojnë e i miksojnë të gjitha bashkë ka dhe në Neë York, Paris, Milano e Londër. Ka dhe në Tiranë, ka edhe në vende të tjera (skandinave ose jo).



Mund të kombinosh hoodie (bluzë me kapuç), me shall pambuku, pallto ose pardesy, xhinse dhe Kambale (ose atlete). Duket paksa kaotike kur e dëgjon, por po t’i shohësh të kombinuara të gjitha bashkë, duken me stil.