Pse u rikthye moda tek këpucët me platformë? Ja si kombinohen në 2022-shin


Ishte koha fiks të largoheshim nga stilettot dhe të ngjiteshim një kat më lart (thotë mami im). Sandalet dhe këpucët me platformë, kanë një mardhënie dashuri-urrejtje me konsumatorin. Të gjithëve na pëlqejnë kur i shohim nëpër sfilata, pastaj kur vjen puna për t’i blerë vetë, ngremë supet nga pasiguria. Pyetje si “Ku do i vesh?”, “Si t’i kombinoj?” dhe “A do qëndrojnë gjatë në modë këtë herë?” na kumbojnë në kokë sa herë dalim për shopping.



Të kesh një palë ngjyrë camel ose të zeza në dollap, nuk je kurrë gabim. Të gjithë kemi në dollap nga ato pantallonat e gjata fare, që rrinë mirë me një palë këpucë me platformë.


Këtë sezon moda ka qenë e drejtuar nga filmi vizatimor (ose seriali) “Bratz”. Kukullat adoleshente, luftojnë me armiqtë hipotetik mbi këpucë me platformë. Koleksioni i Versace ka qenë pikërisht i frymëzuar nga Bratz.


Me një palë këpucë/sandale të tilla nuk shkon dot në punë, as në fundjavë nuk del dot. Eventet ku mund t’i përdorësh janë nëpër festa (kur ke ditëlindjen ti ose dikush nga miqtë), si dhe për ndonjë event mode. Edhe në darkë mund t’i veshësh, nëse është e shtunë dhe ti ke planifikuar mbrëmje “girls night out“.


Stella McCartney ka sjellë versionin e saj të çizmeve me platformë, frymëzuar nga moti Britanik gri dhe me shi.

Mund t’i kombinosh me xhinse, funde, minifunde, fustane ose pardesy.


Këpucët oxford me platformë mund t’i veshësh edhe në punë. Kombinoji me kostum me vija. Sandalet vishin për festa ditëlindjesh, me geta të zeza dhe fustan rozë.

338 views0 comments