• Stela

Provova 10 maska fytyre. Ja cilat bëjnë pikërisht atë që thonë


Kam filluar të blej produkte për fytyrën që herët. Mbaj mend revistat Avon në gjimnaz, nuk e di nëse janë ende në qarkullim. Mezi i prisnim produktet e fytyrës dhe trupit.


E kam filluar trajtimin intensiv me produktet e Estee Lauder, nga të cilat nuk jam zhgënjyer asnjëherë. Sidomos nga serumet. Sa i takon maskave, nuk më kanë lënë ndonjë mbresë.


Po kaloj një periudhë ku lëkura ime ka pore të dukshme dhe të zmadhuara. Nëse nuk i bëj një scrub të lehtë çdo ditë, në fundjavë vë re që kam akne. Por edhe toniku me ndihmon si dhe maskat e baltës. Kam disa kohë që përdor disa nga SPA Scriptions, por ajo që më pëlqen është maska me baltë nga Deti i Vdekur. Lëkura merr shkëlqim direkt sapo e laj.


Maska që kam përdorur në foto qenka shitur gjithandej. Por tek faqja zyrtare ka disa të tjera, që kanë të njëjtin efekt. (SPA Scriptions)


Një tjetër set maksash fytyre, që bën tamam atë që thotë, janë dhe Skeyndor.


Ampulat kundra rrudhë japin efekt të dukshëm dhe të menjëhershëm. Sapo i aplikon, ndjen si pickime të lehta.


Nga acidi Mandelik kam përshtypjet më të mira, që nga trajtimet që kam bërë në Bamboo Spa. Ndaj këtu kam gjetur një zëvendësues, i cili më pëlqen.


Unë mund të jem personi i fundit që flas për maskat 111 Skin. Kanë reviews më të mira online.


Kjo është maska më e lirë që kam, por më pëlqen kaq shumë. Organike dhe shumë e dashur me lëkurën. Mban aromë portokalli.


Të gjitha produktet Rodan+Fields më pëlqejnë shumë, sidomos kjo maska.


Po ju, cilën maskë preferoni?

281 views0 comments

Recent Posts

See All