Përveç beretës, nuk ka asnjë gjë franceze tek “Emily in Paris 2”
- Stela

- Nov 5, 2021
- 2 min read
Updated: Nov 6, 2021

Sezoni i parë i “Emily in Paris” na la të mendojmë se Emily, vajza nga Shtetet e Bashkuara, u përshtat mjaft mirë me jetën dhe modën parizjene, (megjithse të gjithë kishim dyshimet tona). Madje u miqësua edhe me francezët lokalë (vështirë të ndodhë në realitet).
Sezoni i dytë nuk ka dalë ende zyrtarisht, megjithatë disa nga fotot e para janë bërë publike.
Pse mendoj se përveç beretës, nuk ka asnjë gjë franceze tek veshjet e Emilyt:

Francezët nuk veshin ngjyra vibrante
Po të shohësh filmat, revistat dhe videot e vajzave vlogere, do kuptosh se francezët janë bardhezi dhe neutralë. Nuk i sheh të mbajnë çanta të verdha limoni, ose përplasje motivesh (lule me vija, pika me lule etj.)

2- Francezet nuk veshin fustan pambuku lejla me flutura
Camille Rowe, në një nga intervistat për Vogue, thotë se parizjeneve ju pëlqen minimalizmi dhe veshjet që duken të shtrenjta. Një fustan pambuku lejla, mund të fitonte pikë në një nga vendet e Ballkanit më shumë.

3- Francezët nuk veshin geta ngjyrë mishi
Zonjat dhe zonjushat preferojnë getat e zeza, por zakonisht nuk veshin fare. Bën përjashtim ndonjë rast mbrëmjeje ose tapet i kuq.

4- As djemtë nuk i pëlqejnë ngjyrat
Nuk ka se si një djalë që punon në një revistë mode, të vishet si klloun modern. Duket që stilistja e serialit është amerikane.

5- As arredimi i zyrës nuk është francez
Sëfundmi kam mësuar shumë rreth interiorit dhe mobilimit të shtëpiave franceze, vetëm duke parë rubrikën e Vogue France "Une Fille Un Style". Nuk përdorin kaq shumë ngjyra, vetëm në rast se banorja është piktore. Kanë patjetër vazo antike bakri të pa llustruara, lule nga të gjitha llojet, si dhe detaje krejt të veçanta. Nuk mbajnë perde me vija dhe mure blu.

Nuk do shumë për ta kuptuar, që filmi ka ndikim amerikan. Duket më shumë si një sezon i "Sex and the city" se sa "Emily in Paris".













































































Couldn’t agree more with you, Stela!