• Stela

Për Violën, Danjelën dhe Besën që më pyetën. Ja disa sugjerime se ç’të veshësh për pushimet dimërore


U nisa për të shkruajtur për pushimet dimërore nisur nga mesazhet e vajzave, që ndjekin blogun. Është fiks koha për të ndërruar sado pak ambjent, qoftë për një fundjavë apo më gjatë. Nuk është as shumë ftohtë, që të të duhet të mbështillesh me jorgan, e as vapë që të marrësh kondicjoner me vete.


Gjithçka varet nga vendi që keni zgjedhur të vizitoni. Fillimisht para se të niseni, sigurohuni që të merrni çdo informacion lidhur me motin, klimën, rrugët, vendin si dhe itinerarin.


Merrni me vete veshje nga gardëroba juaj kapsulë, më pas shtoni ndonjë element nga trendet.

Gjysëm çizmet me platformë janë miku më i mirë në udhëtimet e dimrit. Kombinohen me pantallona ose me fustan.