Nostalgjia e sandaleve me platformë na ka kapur të gjithëve në 2022-shin. Po mirë, ku vishen dhe si?


Lady Gaga, si ngahera, na habit me zgjedhjet e saj. Megjithatë ka qenë ndër të parat që ka eksperimentuar me çizmet me platformë. I ka veshur e ngjeshur me streçe, tuta, pantallona, tuta për biçikletë etj. Nga Lady Gaga mos u frymëzoni shumë për kombinimet, por mbani një sy nga trendet që e influencojnë.

Moda, në fund të fundit, është t’u kënaqur duke u kombinuar para pasqyre. Nuk duhet marrë aq seriozisht. Madje, sa më seriozisht ta marrësh, aq më shumë gabon. Po mirë, si mund t’i kombinoj për përditshmëri këpucët me platformë?

Këpucët e kukullave të famshme “Bratz”, mund t’i veshësh paradite, sidomos ato me shi. Mami im thotë, je në kat të dytë me to, ndaj s’të lag as shiu.

Për t’u habitur është se francezet vdesin për këpucë me platformë (zakonisht preferojnë takat e ulëta ose të sheshtat). Megjithatë, Vogue France intervistoi vajza në rrugë, të cilat kishin këpucë me platformë.