Një fustan i kuq, nga atelier-i im, veshur në disa mënyra

Një nga kënaqësitë më të mëdha për një krijuese, është kur vajzat e modës, e kombinojnë veshjen tënde në mënyra të ndryshme. Këtë fustanin e kam dizenjuar diku tek 5-6 vite më parë. Është nga ato modele, që i përket gardërobës kapsulë, sepse vishet kohë e pa kohë.

1- Garden party
Për herë të parë e kam veshur në ditëlindjen e mamit tim, dhe po, e kam kombinuar me atlete të bardha (në 2016-tën).

2- Octoberfest
Estela Ujka e veshi për një event gjerman. Kombinuar me këmishë me supe të zbuluara dhe korse vinyl.

3- The ‘70-s
Irena Kita e ka kombinuar me rrip dhe syze vintage nga vitet ‘70, në një nga eventet e Tiranës.
4- Italia e jugut
Xhesika Berberi e ka mbajtur gjatë një seti fotosh me Anjeza Dyrmishin. Tema ishte jugu i Italisë, kapele kashte dhe flokë natyral.
5- Casual
Mikeshat e mia në workshop e kanë kombinuar në mënyra të ndryshme, me espadrilles, sandale me lule, stiletto etj. Është një nga ato fustane, që vishet nga mëngjesi në darkë, mjafton të ndërrosh këpucët.