• Stela

Nga të gjitha çantat e Macy’s, vetëm këto 4 më pëlqyen



Unë rrallë herë kam blerë tek Macy’s dhe në shumicën e rasteve këpucë. Meqë është periudhë uljesh, mendova t’i hidhja një sy çantave, për t’ju ndihmuar dhe ju në blerjet sezonale.


I pash të gjitha çantat, sidomos këto të sezonit. Dhe kam zgjedhur 4, që janë trend dhe funksionale.


Çantat Coach janë nga ato aksesorë, që nuk dalin nga moda. Sidomos ngjyrat bazike si: kafe, mjaltë, e zezë, bezhë etj. Kjo është ‘crossbody’ dhe shkon me xhinse, costume, fustane të leshta etj.


Patricia Nash bën nga këto çantat, që mua më kujtojnë zonjat italiane me pelush dhe taka të zeza. Kjo më pëlqeu shumë, fiks në këtë ngjyrë.


Është balancimi i duhur kur vishesh me të kuqe.


Nuk kam nevojë t’jua them se e zeza kombinohet me çdo gjë në gardërobë. Detajet franceze të çantave Lagerfeld të bëjnë për vetë s ai sheh.

244 views0 comments