• Stela

Nga kështu, në kështu: Pardesyja rozë si ishte dhe si u bë

Ia kisha vënë syrit ta modifikoja. Ashtu siç ishte, mund ta kem veshur vetëm një herë. Më dukej që kishtë një volum të panevojshëm tek mëngët dhe tek beli.

Ishte harruar në dollap, prej se nuk më pëlqente. Ndonëse ngjyra më pëlqen shumë dhe copa. I hoqa mëngët dhe e lash zhapone, por copën që kishte tek mëngët, e bëra fjongo. Dhe e qepa mbi harkun e supit. Më pëlqen më shumë kështu, sepse e vesh edhe në pranverë dhe vjeshtë.

Nuanca fuchsia është must këtë sezon. Shumica i tremben kombinimeve të guximshme. Një tonalitet i tillë, i cili vjen si rezultat i ndërthurjes së të kuqes me blu, meriton pak më shumë. Visheni me motive kafshësh, ose me kostum me dizajn me nuanca të ftohta.

292 views0 comments