• Stela

Ndoshta deri më sot ke qenë duke veshur kostumin e gabuar...



Kostumet e burrave kanë qenë gjithnjë si një temë e nxehtë sepse askush nuk flet shumë për to dhe rëndësinë e tyre. Disa se nuk dinë ç’të thonë, disa se nuk janë të sigurt nga t’ia fillojnë, e për disa mjafton të quhesh se ke veshur kostum dhe je në rregull.



Një nga veshjet më të vështira për t’u realizuar me mjeshtëri si dhe nga ato më të bukurat, janë pikërisht kostumet mashkullore me 3, 4 dhe 5 pjesë. Nëse do t’i kategorizonim, kostumet dallojnë nga vendosja e kopsave, jaka, kanavaca, ngritja e jakës, astari, made-to-measure (i bërë me porosi, i gatshëm (blerë direkt nga dyqani, tegeli zbukurues, xhepat, ngushtuesi i qemerit, vatat, kopsat e mëngëve dhe pala e pasme.



Vendi i kopsës: Lartësia në të cilën janë vendosur kopsat e belit të një xhakete kostumi.

Kanavaca: Shtresa e copës - shpesh e bërë nga leshi dhe/ose qime kali - që ndan veshjen e xhaketës së kostumit nga materiali i saj i jashtëm. Disa kostume vijnë me një kanavacë të plotë (të bëra me porosi dhe kushtojnë shumë), të tjera vijnë me një gjysmë kanavacë (kushtojnë më pak ose mund të jenë kostume vere).


Ngritja e jakës: Pika e një xhaketë kostumi ku jaka takon xhaketën.


Jaka e xhaketës: Pjesa e palosur e xhaketës së kostumit, e cila shkon nga jaka deri te kopsa e sipërme. Zakonisht janë tre lloje jakash: klasike (më e njohura), me majë (ose vintage) dhe jaka shall (kryesisht e rezervuar p