Nëse Triksa do vishej kështu, nuk do e kishim njohur aspak. 13 sugjerime për ty, Triksa



Edhe pse Big Brother Vip mbaroi, nuk doja të më ngelte Triksa pa i sugjeruar disa veshje ndryshe. Triksa, ose Beatrix, ka flokë ngjyrë grurë (origjinalen) dhe bjondë, tipare të çelura, sy mjaltë në jeshile dhe trup të rregullt. Nga ekrani më duket se ka formë trupi orë rëre.


Deri tani e kam parë me veshje të ngushta dhe të tejdukshme. Shumë dekolte dhe shumë lëkurë. Do t’i sugjeroja ta merrte modën pak më pak seriozisht dhe të luante më shumë me dizajnet. Vajzat dhe zonjat, që kanë formë trupi orë rëre, kanë shumë më tepër mundësi zgjedhjesh. Edhe nëse do veshin t-shirt dhe xhinse, do dukeshin të kuruara dhe me stil.


1- Për mbrëmjet me mikeshat ose eventet e televizionit, nuk është e thënë të tregosh lëkurë për t’u dukut sensuale. Ku ka më sensuale se sa kostumi mashkullor i veshur nga një vajzë ose zonjë?


2- Për t’i bërë edhe të dielat të duken trendi. Ngjyra turquoise do t’i bënte flokët të dukeshin akoma më bjondë.