Nëse je tek të 50-at, ja çfarë duhet të dish përpara se të bësh shopping



Nëse 30 vite më parë, të pesëdhjetat konsideroheshin vitet e plakjes, sot nuk është aspak ashtu. Të pesëdhjetat janë të tridhjetat e reja, siç thonë revistat e lifestyle. Kjo nuk do të thotë, që është në rregull të vishesh si një tridhjetë e ca vjeçare, por as si Mrs. Doubtfire jo e jo. Gjithsesi ka disa gjëra, që mund t’i kemi parasysh përpara se të dalim për shopping .



Gjërat që bien të parat në sy janë flokët. Në krye të listës së blerjeve, duhet të kesh produktet më të mira, (që mund të përballosh nga ana monetare), për kujdesin, hidratimin, pastrimin, shkëlqimin e flokëve. Sipas Women’s Health, një person humbet 50-100 fije floku në ditë. Tek të 50-tat kjo sasi dyfishohet, ndaj duhet pasur parasysh përdorimi i suplementëve, gjithnjë me rekomandimin e mjekut. Përkrah me kujdesin e thellë, shkon krehja e rregullimi.


Veshja është hapi i dytë i kujdesit ndaj vetes. Meqë jemi tek periudha e plazhit, mos shko në plazh me fustanin pambuku, që fle gjumë me të. Ose atë që është vjetëruar. Revista GQ shprehet se në të pesëdhjetat duhet ta kesh konsoliduar stilin dhe veshjen. Mos bli veshje të lira fast fashion, por zgjidh materialet më higjenike dhe cilësore që mund të gjesh. Eleminoji copat me lule të mëdha e të tepruara. Është momenti të kuptosh se pak është shumë. Këmishat e bardha dhe pantallonat blu të mira, duhet të bëhen uniforma jote.



Fustan plazhi

Fustan plazhi

Njëherë tek Top Chanel, teksa po flisnim për moda sipas moshës, thamë që shpesh herë, sa më të moshuara zonjat, aq më të mëdha i vënë varëset e vathët. Aksesorët tërheqin akoma më tepër vëmendjen tek tiparet. Në fakt duhet të ishte e anasjellta. Me moshën të zvogëlohen dhe aksesorët. Nuk duam që e gjithë vëmendja të bjerë tek veshi apo qafa, apo jo?