Nëse je në kërkim të parfumit, që nuk del nga moda, këto sugjerime janë për ty



Tani, Coco Chanel thoshte se nëse nuk ke një parfum të mirë, më mirë mos dil fare nga shtëpia.



Nëse je mbi të 30-tat, të duhet një parfum cilësor, nga ata që i rezistojnë kohës. Patjetër mund të kesh në koleksionin tënd privat edhe parfume sezonale, por pikë së pari investo në një “statement”.



Unë jam fanse e Coco Chanel dhe Tom Ford. Mendoj që rrinë mirë në lëkurën time si dhe nuk dalin nga moda. Më është bërë zakon, që nëse vishem bardhezi, të përdor këtë të Chanel, nëse kam veshur një nga trendet, do përdor një nga Burberry, D&G ose Replica.


Ja disa nga parfumet “statement” të cilët jam e sigurt që do t’i pëlqesh direkt.

(Kliko mbi foto për linkun).


Marc Jacobs


Mund të përdoret për paradite.

Yves Saint Laurent- Black Opium


Ka kohë në treg dhe nuk duket se do i kalojë ndonjëherë syrit të blerësit pa u vënë re. Aromë e ëmbël, por dominante.


Maison Marigela-Replica


Nga aromat unisex, ka disa versione, por ky është si më dimëror.


Chanel Nr. 5


Nuk e di nëse ka njeri që nuk e njeh aromën ikonë të Coco Chanel. Aromë vintage, ndonjëherë më kujton sëndukun e gjyshes time me ato aromërat karakteristike të sapunit luksoz.


Tom Ford-F*** Fabulous


Tamam si emërtimi.


Mugler-Alien


Unë kam qenë fanse e Womanity nga Mugler, por edhe Alien-in e kam përdorur. Ka aromë të fortë, që e ndjen gjatë gjithë ditës.

Givenchy-L'Interdit


Monseur Hubert e krijoi enkas për Audrey Hepburn. Nuk shitej për masën, derisa kërkesat qenë të panumërta.


Jo Malone


Aromë e freskët lulesh, por nëse nuk të pëlqen freesia, nuk do ta duash.


Kilian-Rolling in Love



Aromë e shtrenjtë franceze.


Tom Ford-Ebene Fume


Po bën bujë në rrjetet sociale.