Nëse do t’i stiloja unë konkurentet e Big Brother Vip, ja si do dukeshin


Mora shkas për këtë artikull, pikërisht nga një prej mikeshave të mia në rrjetet sociale. Pyetja ishte “Si do t’i stiloje ti konkurentet e BBV”. Epo, t’ju them të drejtën, me futi në punë të mendohesha. Pash puntatat me rradhë, për t’u njohur me trupat në veçanti, sigurisht aq sa ta lejon ekrani. Secila prej vajzave ka fizik dhe tipare të ndryshme. Ndaj, specifikisht secilës do t‘i vishja këto:


Beniada: Flokë me ombre, trup pak a shumë orë rëre. Do t’i sugjeroja dy nga trendet, lëkurë dhe jumpsuit. Dua ta bëj më moderne dhe më pak “edgy”.


Beatrix: E kam parë shpesh me rripa, zhapone dhe xixa. Me tiparet e rregullta që ka, do t’i rekomandoja diçka më prej zonjushe franceze.


Monika: Deri tani, mund të them që jam fanse e gardërobës së Monikës. Ndaj sot, dua ta komplimentoj! Mendoj që do t’i rrinin për mrekulli fustanet lëkurë me prerje krejt avant-garde. Do doja shumë ta shihja të eksperimentonte më tutje me dizajnet. I shkojnë shumë!



Einxhel: Ka shpatulla të theksuara dhe pak bel. Duket sikur ka trupin në formë ”I-je”, të paktën kështu duket nga ekrani. E kam parë me veshje të parashikueshme, ndaj dua t’i sugjeroj një “pop of color”. Tërësisht jashtë zonës së komfortit, por mendoj që do t’i rrinë mirë.


Sara: E kam parë shpesh me minifunde, fustane me ngjyra, me xixa, me detaje të ekzagjeruara. Nuk e kam parë asnjëherë me stilin vintage. Një fustan me prerje të ëmbël do t’i shkonte shumë me tiparet e mprehta. Gjithashtu do t’i sugjeroja një fustan të gjatë mëndafsh, nga stili i Alex Perry, në një nga nuancat e trendit. Por gjithnjë kombinuar me detaje minimaliste, vathë të vegjël, flokë sa më natyral, për t’ju përmbajtur moshës.




Arjola: I duhet diçka me volum në pjesën e sipërme të trupit dhe një dekolte a prerje vertikale (për t’i zgjatur siluetën). Meqë është brune, do i rekomandoja një nga tonalitetet e ngrohta. Një kostum të kuq nga Sergio Hudson do i rrinte për mrekulli.

Ose diçka me temina nga Saint Laurent.



912 views0 comments