Nëse do martohesh, por nuk do të veshësh atë fustanin tradicional, ky artikull është për ty


Dita e dasmës, për shumë vajza, është një nga momentet më të bukura e të paharruara të jetës. Gjejnë fustanin më të bukur, fotografin që iu pëlqen më shumë, vendin, shërbimin, të ftuarit, tortën etj. Nëse ke bërë zgjedhjen e duhur ose jo për fustanin, e kupton vetëm kur sheh fotot e dasmës. Dhe në të shumtën e rasteve, ka diçka që nuk iua mbush syrin nuseve të reja. Sikur ta kisha hequr vellon, sikur ta vija dhe një kordele, fustanit mund t’i shtoja ndonje detaj ose t’ia hiqja.

Që të mos bëhesh si Haxhi pishmani, gjithnjë kërko mendimin e një profesionisti, ose të dikujt që ke besim. Shumë detaje janë të panevojshme, por sipas vendit dhe kuvendi. Nëse martohesh në bashki, ka shumë të ngjarë të të duhet një kostum si ai i Carrie Bradshaw. Po të martohesh tek “Mrizi i Zanave“, duhet të bëhesh një zanë.

Po të martohesh në kishë dhe më pas të bësh festën diku tjetër, të duhen dy fustane. Për çdo event të caktuar, duhet të mendosh mirë të gjitha detajet, sa të larta duhen këpucët, a kam nevojë për tapa për takat? Po kapele duhet? Shall apo shami? Sugjerimet më poshtë janë për ty, që je mërzitur nga fustanet e zakonshme me perla dhe tyl të shtresëzuar.


Për çdo event, një fustan:


Ceremoni në oborrin e një shtëpie historike.


Veshja e setit fotografik.



Kur në dasëm shërbehen prodhime deti dhe ambjenti është gjithashtu me pamje nga deti.


Ceremoni verore buzë liqeni.