Nëse do blija vetëm 4 gjëra tek Zara, do ishin këto

Updated: Mar 9



Me një shikim të shpejtë, koleksioni i Zarës, m’u duk plot me këmisha imitim sateni, mëndafsh dhe kostume me ngjyra. Sigurisht, jo të gjitha na duhen për pranverë. Do blija 3 gjëra bazike për gardërobën kapsulë dhe një xhaketë (ose kostum) në një nga nuancat vibrante.

Jemi në sezonin e dantellave të pambukut, çentrove të punuara me grep dhe elementëve dekorativ me punim dore. Këtë këmishën do e kisha blerë pa asnjë mëdyshje!

Xhaketat me ngjyra vibrante janë duke na zënë vendin kryesor nëpër feed-in e Instagramit. Unë do preferoja këtë jeshilen, por edhe pink po t’i kisha flokët pak më të errët. Për ’pop of color’ do i vishja xhaketat me pantallonat përkatëse, ose do t’i kontrastoja me një nuancë tjetër dominante. Pinkun me të kuqe dhe jeshilen me blu.

Kjo xhaketë bën çdo lloj lëkure e flokësh, të duket bukur. Për më tepër duket si koleksion ‘premium’.