Në formë me Stelën: 11 sugjerime për Aulona Mustën


Aulona Musta na ka futur të gjithëve në punë të kujdesemi për trupin dhe dietën që konsumojmë. Vetë ka trup të rregullt dhe të tonifikuar. Me pak fjalë, i shkojnë shumë lloje dizajnesh, që nga ato avant-garde e deri tek klasiket. I pëlqejnë fustanet e ngushtë e të shkurtër, doemos me linjat që ka, nuk habitem.

Është diku tek 1.70m (nëse e mbaj mend mirë) dhe si formë trupi i përket orës së rërës. Flokët i mban bjondë (me hijezime), edhe pse i pëlqejnë të kuq. (Unë votoj për ngjyrën lajthi, tonalitetin natyral të saj). Sot dua ta ftoj të jetë “Në formë me Stelën” dhe me 11 sugjerimet që kam për të.

Për emisionet televizive, tonaliteti i “off white” do t’i rrinte për mrekulli. Dizajni i Roksanda, me prerjen asimetrike, do ta bëjë të duket më e gjatë dhe më moderne. Një zonjë me sharm!

Jumpsuit-i më lart do ishte zgjedhja ime e parë për eventet e mbrëmjeve të modës. Shkon më së miri me trupin e saj të rregullt, si dhe i vë në pah dekoltenë elegante.

Për ditët e dimrit, kur ka takime pune, do t’i rekomandoj pantallona lëkure dhe xhaketë dopiopet. Për më stil, do doja që pantallonat t’i vishte me çizme.