Në ditën e parë të shkollës, fëmijët vishi kështu


Dita e parë e shkollës, në kohën time, ka qenë ngjarje që mezi e prisnim. Sidomos veshjen e ditës së parë. Me qejf të madh dilnim një javë para fillimit të shkollës, për të blerë veshjen më interesante të dyqaneve.


Po sot? Çfarë mund t’i vishni fëmijëve, që të mos duken si gra e burra të rritur para kohe, por as si të nënvlerësuar?

Nuk ka formulë të caktuar, që llogarit çfarë bën e çfarë nuk bën për fëmijën tuaj. Por mendoj që ka disa gjëra për t’u mbajtur mend.



1- Zgjidh materialet më të mira që mund të përballosh


Kur vjen puna tek fëmija, se ne të rriturit e mbyllim një sy ndonjëherë, mos bëj kompromis me materialin. Zgjidh pambuk të çertifikuar Oko-Tex, të standartit më të lartë. Ose xhins të mirë, lesh të butë etj.


2- Në plan të dytë është moda


Trendi i këtij sezoni (nëse të intereson sado pak ta veshësh fëmijën sipas trendit), synon tek ngjyrat e tokës si jeshile ulliri, camel, fildish dhe tek-tuk ndonjë mustardë e vishnje.